Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, tha se gjendja e fushës nuk lë vend për ankesa nga izraelitët. Ata ishin ankuar për të tri vjet më parë, kur humbën ndaj Kosovës, dhe e ngritën sërish këtë shqetësim të premten, gjatë përgatitjeve para ndeshjes.
“Fusha është në gjendje shumë të mirë. U përgatitëm dje dhe pamë përmirësime të mëdha. Prandaj, kësaj radhe izraelitët nuk kanë pse të ankohen”, u shpreh Foda.
Të lidhura
None found
Kosova dhe Izraeli përballen të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë stadium, “Dardanët” fituan 1:0 para tre vjetësh falë golit të Milot Rashicës. Takimi i parë i Kosovës me Izraelin kishte përfunduar 1:1, ndërsa ndeshja e luajtur më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë u mbyll pa gola.







