Këngëtari i njohur Gjesti është takuar së fundmi me imamin Behar Mjekiqi, takim ky që është bërë publik përmes rrjeteve sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë imami Mjekiqi, i cili ka publikuar një fotografi nga takimi në llogarinë e tij në Instagram.


Fotografinë e ka rishpërndarë edhe këngëtari në InstaStory, duke ndarë kështu me ndjekësit këtë moment.


Përveç takimit, Gjesti ka pranuar edhe një dhuratë nga imami, i cili i ka dhuruar një kopje të librit të tij me titull “Liria e fjalës dhe media digjitale”.

Këngëtari ka shprehur mirënjohjen për këtë dhuratë, por edhe për mikpritjen e treguar gjatë vizitës në odën e Behar Mjekiqit.

Foto: Gjesti / Instagram

“Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, ka shkruar Gjesti.