Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese duhet t’u bëjë ballë presioneve dhe ta mbajë politikën brenda ligjit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, deklaroi sot në Ohër se detyra e institucionit që drejton është t’u rezistojë presioneve politike dhe të mos lejojë që politika të dalë jashtë kufijve të ligjit.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm që duhet të sigurojë respektimin e kornizës kushtetuese dhe ligjore nga politika dhe organet shtetërore.

Të lidhura

None found

I pyetur nga gazetarët për sfidat e gjyqtarëve kushtetues, Kostadinovski shpjegoi se ai dhe disa kolegë dalin në media jo për të fituar popullaritet apo për të promovuar vendimet e tyre, por për t’iu kundërvënë manipulimeve dhe të pavërtetave për punën dhe procedurat e Gjykatës.

Ai kujtoi se përpara Gjykatës Kushtetuese janë zhvilluar protesta dhe janë ngritur tenda, ndërsa në Kuvned është iniciuar një procedurë për interpelancën e tij. Kostadinovski tha se këtë të fundit e ka cilësuar si komplimentin më të mirë për punën e vet.

Për të gjykuar nëse Gjykata Kushtetuese dhe drejtuesi i saj po e kryejnë siç duhet detyrën, ai përmendi dy tregues: qytetarët që i afrohen në rrugë dhe shprehen të kënaqur me punën e tij, si dhe nervozizmin e politikanëve e të drejtuesve të organeve shtetërore. Sipas Kostadinovskit, ky nervozizëm tregon se Gjykata po e bën mirë punën e saj.

Ai theksoi se thelbi i punës së Gjykatës është ta mbajë politikën brenda kufijve ligjorë. Kostadinovski iu referua edhe një deklarate të bërë në video, ku kishte thënë se askush nuk gëzon më shumë të drejta sesa i jep kushtetuta, dhe përsëriti se Gjykata Kushtetuese është e vetmja që mund t’i mbajë politikën dhe organet shtetërore brenda kornizës së ligjit.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet