Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Christoph de Vries, ku ndër temat e diskutimit ishte edhe diaspora shqiptare në Hamburg, shkruan Telegrafi.

Ajeti ka bërë të ditur se takimet me Sekretarin e Shtetit janë një mundësi e mirë për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.


“Si çdo herë, takimet me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Christoph de Vries, janë një mundësi e mirë për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, ka shkruar Ajeti.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, perspektiva evropiane e Kosovës, diaspora shqiptare në Hamburg, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori Faruk Ajeti përmes një postimi në Facebook./Telegrafi/

Postimi i plotë: