Presidentja Justina Shiroka-Pula u takua sot me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Në qendër të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend.
Shiroka-Pula vlerësoi ritmin më të lartë të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale, duke vënë në dukje rëndësinë e stabilitetit institucional dhe të funksionimit të plotë të institucioneve.
Të lidhura
None found
Presidentja rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të çuar më tej marrëdhëniet bilaterale dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partner strategjik i pazëvendësueshëm i saj.






