Pagat në Shqipëri po rriten por pas kësaj nuk qëndron vetëm zgjerimi i aktivitetit ekonomik. Bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e punonjësve, duke u detyruar të ofrojnë paga më të larta për të tërhequr dhe mbajtur fuqinë punëtore. Një tendencë që konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë, i cili evidenton një treg pune të shtrënguar dhe mungesa të vazhdueshme të punonjësve. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.