Këngëtari kolumbian Maluma ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta familjare, me rastin e ditëlindjes së partneres së tij, Susana Gomez.
Artisti 32-vjeçar publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet së bashku me Susana dhe dy fëmijët e tyre, vajzën Paris, 2 vjeçe, dhe djalin e vogël Orión, vetëm 7 javësh. Familja shihet duke kaluar momente të bukura së bashku në një varkë.
Susana festoi 34-vjetorin më 11 nëntor, ndërsa Maluma i dedikoi një urim të veçantë përmes fotografive, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “11:11 ??”.
Ky është një moment veçanërisht i rëndësishëm për çiftin, pasi në shtator mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, djalin Orión. Lajmin e bënë publik në Instagram, duke ndarë një fotografi bardhezi ku Maluma mban në krahë të porsalindurin, ndërsa përqafon partneren e tij.
Në maj, këngëtari kishte zbuluar se do të bëhej baba për herë të dytë, përmes një fotografie ku shfaqej së bashku me vajzën Paris duke puthur barkun e rrumbullakosur të Susana Gomez.
Maluma ka folur edhe më parë për mënyrën se si atësia ka ndryshuar jetën e tij. Në një intervistë për revistën “Allure”, ai ishte shprehur se ardhja në jetë e vajzës i kishte ndryshuar plotësisht perspektivën.
“Gjithçka ndryshoi. Dhe unë e dua këtë”, kishte deklaruar këngëtari, duke shtuar se dëshiron të jetë një shembull i mirë për fëmijët e tij dhe t'i bëjë ata krenarë.











Komente
Komento