Të paktën 24 persona humbën jetën në një aksident rrugor në shtetin Assam në verilindje të Indisë, njoftuan sot zyrtarët, transmeton Anadolu.
Ngjarja ka ndodhur në Kaziranga, kur një minibus dhe një kamion janë përplasur kokë më kokë.
Ministri i Assamit, Atul Bora u tha gazetarëve se 24 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 të plagosur janë dërguar në spital.
“Hetimi do të zbulojë shkakun e aksidentit”, tha ai.
Kryeministri i shtetit, Himanta Biswa Sarma tha në platformën e mediave sociale amerikane X se “prioriteti kryesor tani është të sigurohemi që të lënduarit të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor pa vonesë”.