Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.
Gazetari Shkumbin Pireva ka folur për sulmuesin Enis Rexhepi i cili së fundmi iu bashkua Kosovës, duke treguar se ai ka mahnitur të gjithë stafin e Kombëtares në stërvitje.
“Sigurisht edhe Enis Rexhepi mund t'i ketë minutat e vet, kur dihet që në stërvitjet që i kanë zhvilluar deri tani kanë mbetur të gjithë impresionuar me fizikun dhe përgatitjen e tij”.
“Edhe vetë deklarata e tij pas ardhjes në grumbullim që tha: “Unë do të punoj fort dhe synimi im është për qenë startues”, tregon për mentalitetin që ai e ka kriju te një klub i madh gjerman si Stuttgarti”.
“Kështu që edhe Enis Rexhepi po besoj që do t'i ketë minutat, do ta sigurojë debutimin, nëse jo ndeshjen e parë me Izraelin të paktën në ndeshjen e dytë me Irlandën shkaku edhe i futbollit fizik, edhe përkundër moshës do të besoj që do t'i ketë minutat e vet”, ka thënë Pireva mes tjerash.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com









































