Kreu i Mossad arrin në SHBA pas kërkesave për sulme të reja ndaj Iranit

13 Nëntor 2026 | 16:15

Drejtori i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, Roman Gofman, po takohet sot në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump, ku temë kryesore e diskutimeve është Irani.

Vizita e Gofman vjen në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, po përpiqet të bindë presidentin amerikan që të rifillojë operacionet ushtarake kundër Teheranit, kanë konfirmuar tri burime të njohura me situatën. Gofman është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Netanyahu, shkruan Axios.

Agjenda e Gofman përfshin një takim me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe. Një nga burimet bën të ditur se kreu i Mossad pritet të udhëtojë edhe drejt Majamit, ku do të takohet me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff. Mossad, CIA dhe Shtëpia e Bardhë kanë refuzuar të komentojnë mbi këto pretendime.

Deri më tani, presidenti Donald Trump i ka hedhur poshtë thirrjet e Netanyahu për një konflikt të hapur ushtarak me Iranin. Një zyrtar amerikan konfirmoi se të dy liderët kanë diskutuar për këtë çështje përmes një telefonate më 5 nëntor.

Në vend të kësaj, Trump ka mbështetur politikat e promovuara nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo politikë nënkupton vazhdimin e bllokadës detare dhe të fushatës së presionit ekonomik, duke kërkuar njëkohësisht mundësinë për një zgjidhje diplomatike.

Situata komplikohet më tej nga paqëndrueshmëria politike në Izrael. Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, Netanyahu humbi shumicën parlamentare dhe rivali i tij, Gadi Eisenkot mori mandatin për të formuar një qeveri të re. Deri më tani, mbetet e paqartë nëse Eisenkot do t’ia dalë mbanë në këtë përpjekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët: Sulmi rekord ndaj Binance zbulon metodat e reja të grupeve kriminale kibernetike

Vjedhja kibernetike prej 6.3 miliardë dollarësh nga bursa e kriptomonedhave Binance dyshohet se është organizuar nga aktorë të lidhur me Korenë e Veriut, pas një...
16:28 | 13/11/2026

Kreu i Mossad arrin në SHBA pas kërkesave për sulme të reja ndaj Iranit

Drejtori i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, Roman Gofman, po takohet sot në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump, ku temë...
16:17 | 13/11/2026

Shpërthen makina në Moskë, plagoset ish-ndihmësi i kryeministrit pro-rus të Ukrainës

Një shpërthim me bombë në një automjet në Moskë ka lënë të plagosur Sergei Zavorotniy, ish-ndihmës i një prej ish-kryeministrave pro-rusë të Ukrainës, Mykola Azarov....
15:59 | 13/11/2026