Tragjedia që tronditi një familje/ Djali 13-vjeçar vdiq nga diabeti që nuk e dinin se e kishte, nëna tregon shenjat që u neglizhuan Një shpërthim me eksploziv në një automjet ka tronditur Moskën këtë të premte, duke lënë të plagosur rëndë Sergei Zavorotniyn, ish-bashkëpunëtor dhe zëdhënës i ish-kryeministrit ukrainas Mykola Azarov.
Sipas Reuters, automjeti që drejtohej nga Zavorotniy shpërtheu në lagjen Chertanovo të kryeqytetit rus. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në spital.
Mediat ruse raportojnë se ish-zyrtari ka humbur krahun e majtë dhe ka pësuar tronditje cerebrale, fraktura të brinjëve dhe dëmtime të tjera të rënda. Megjithatë, këto detaje nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.
Zavorotniy ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Mykola Azarov, i cili drejtoi qeverinë ukrainase nga viti 2010 deri në vitin 2014. Azarov u largua drejt Rusisë pas protestave të njohura si Revolucioni i Maidanit, të cilat çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Yanukovych.
Ngjarja në Moskë vjen vetëm një ditë pas një tjetër shpërthimi me automjet në Shën Petersburg, ku humbi jetën një ushtarak rus.
Top Channel