E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Papërgjegjshmëria e meshkujve”, ekspertet diskutojnë arsyet e dështimit të marrëdhënieve, ja kur duhet të nisi një lidhje e re

Pas një ndarjeje, sa kohë duhet të kalojë përpara se të nisim një marrëdhënie të re? Dhe si mund ta kuptojmë nëse jemi gati emocionalisht për të njohur dikë tjetër? Këto ishin disa nga çështjet e diskutuara në emisionin “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës, ku tëftuarat Nina Ristani, Belioza Çoku dhe Elda Ruçi ndanë këndvështrimet e tyre mbi ndarjet, zhgënjimet dhe pjekurinë emocionale.

Aktivistja Belioza Çoku theksoi se njeriu nuk duhet të nisë një raport të ri pa përfunduar emocionalisht të mëparshmin, pasi rrezikon të mbetet peng i dy marrëdhënieve.

Nga ana tjetër, Nina Ristani, instruktore yoga nënvizoi rëndësinë e të bërit paqe me të kaluarën dhe të pjekurisë emocionale për të ndërtuar një lidhje të shëndetshme.

Ndërsa psikologia Elda Ruçi u shpreh se një marrëdhënie duhet të mbështetet te respekti, harmonia, dashuria dhe siguria emocionale.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Fjodora Fjora: Kush lëndohet më shumë nga një ndarje?

Belioza Çoku: Ai që e ka ndërgjegjen e rënduar është për një kohë të gjatë i lënduar. Gjykatësi më i keq është ndërgjegjja. Ajo gjëja që neve na mungon, i japim më shumë zë. Vajzat flasin më në detaje, sepse janë më emocionale. Meshkujt nuk e kanë shumë të kultivuar artikulimin emocional. Në kulturën tonë është e tillë. Në shoqërinë shqiptare, burrat duhet t’i menaxhojnë emocionet. Kur i mban emocionet brenda vetes, nuk të mundëson të jesh rehat me veten.

Fjodora Fjora: Si mund ta kuptojmë se jemi gati emocionalisht të lëmë diçka të ikë dhe të nisim diçka të re?

Elda Ruçi: Një marrëdhënie duhet të ketë respekt, harmoni dhe dashuri. Kur sheh që personi nuk do të ndryshojë, rri në botën e vet dhe thotë: “Unë kështu jam”, pala tjetër është e qartësuar me veten dhe vazhdon jetën.

Nina Ristani: Duhet të mësohet njeriu të bëjë paqe me atë që ka ikur. Se nuk shijojmë atë që na pret në të ardhmen.

Belioza Çoku: Sfida e njeriut është nëse ndihet vetëm apo i vetmuar. Kur je i lënduar, të duket vetja i vetmuar. Dhe përdoret kjo kapja në një degë tjetër. Por nëse nuk e ke mbaruar procesin e një raporti, ti je peng i dy raporteve, në opinionin tim. Zhgënjimi asnjëherë nuk është i mirë. Por është rezultat i ngritjes së pritshmërive.

Fjodora Fjora: Si mund të ndërtosh një situatë pa rritur pritshmëritë?

Elda Ruçi: Dashuria e parë ka qenë një bekim për gjithsecilin. Mosha 15-16 vjeç është mosha e dashurisë më të sinqertë. Ndërsa siguria emocionale ndodh kur njeriu ka arritur pritshmëritë e veta dhe do një mbështetje. Kur ndodh që ke një partner që të mbështet, kur bie nga ana psikologjike, të ndihmon.

Nina Ristani: Papërgjegjshmëria që kanë meshkujt është një nga arsyet kryesore të mosfunksionimit të një lidhje. Lidhje mund të bësh, por duhet të kesh hapësirën dhe pjekurinë emocionale për të krijuar marrëdhënie të thella, të paktën kështu mendoj unë. Nuk është kaq e lehtë të ndërtosh marrëdhënie të tilla të thella. 40 vite më parë, dashuritë ishin më të sinqerta. Dashuritë ishin: “Më fal, gocë, një minutë”. Marrëdhëniet e bukura janë kur ti njihesh. Gjithmonë unë i mëshoj pjekurisë emocionale.

Fjodora Fjora: Kush ka të drejtë kur ndahen?

Elda Ruçi: Ia nxjerrin diçka dita-ditës të dyja palët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.