“Milan Radoičić është larguar nga territori i Serbisë”, kështu ka deklaruar për mediat serbe ish- inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Milan Zvezdanović. Ai tha se sipas burimeve të tij, Radoiçiç, ndodhet në territorin rus. I pyetur nëse ishte larguar me leje nga territory I Serbisë me leje api në mënyrë të paligjshme, ai tha se Partia Progresive Serbe është ende në pushtet. Sipas tij, largimi i Radoičić nga vendi shqetësoi madje edhe atë pjesë të majës së BIA-s që kishin skema biznesi dhe kriminale me të”.