Sa ndikojnë familjarët në zgjedhjen e partnerit? Ristani: I gjithë fisi do ta dijë pse je ndarë!
Sa ndikojnë familjarët në zgjedhjen e partnerit dhe në vendimet për t’i dhënë fund një marrëdhënieje? Po personat e tretë, sa mund të ndërhyjnë në jetën në çift? Këto ishin disa nga temat e diskutuara në emisionin “Takohemi n’Vizion”.
Nina Ristani, instruktore yoga u shpreh se kontrolli i partnerit përmes aplikacioneve të telefonit është një sjellje shumë toksike. Ajo u shpreh se fisi, shpesh herë do ta dijë edhe pse je ndarë.
Ndërsa psikologia Elda Ruçi solli në vëmendje edhe materializmin në njohjet e sotme.
Influenceri Aldo Dashi theksoi se familja shërben si model për marrëdhëniet që ndërtojmë, ndërsa gazetarja Esta Papa tregoi se, pavarësisht ndikimit të familjes, ajo ka pasur gjithmonë liri në vendimet personale dhe mbështetjen e prindërve.
Pjesë nga intervista:
Elda Ruçi: Ka edhe vajza që pyesin: “Sa makina ke? Sa shtëpi ke?”. Ka edhe vajza materialiste.
Nina Ristani: Këto që kontrollojnë me celular, me Maps, janë një sëmundje mendore. Shumë toksike.
Fjodora Fjora: A është e vërtetë që familja ndikon shumë te partneri/ja?
Aldo Dashi: Te familja ime nuk ekziston ky mentalitet. Por do të thoja që familja shërben si model dhe shembull i asaj që do të krijosh. Nëse je rritur në një familje të shëndetshme dhe të lumtur, ose unë si mashkull do të ndjek modelin e babait tim në raport me mamin.
Nina Ristani: Fisi merret akoma me ne. I gjithë fisi do ta dijë pse je ndarë. Një mashkull që respekton nënën e vet dhe e do, di të respektojë edhe bashkëshorten. Unë siç i kam parë në familje, kështu do të sillem edhe me bashkëshortin/bashkëshorten. Njeriu piqet edhe emocionalisht, edhe rritet në moshë.
Elda Ruçi: Ka edhe familje që kanë reputacion dhe nuk e pranojnë ndarjen, për shkak të imazhit. Edhe kjo ndikon.
Fjodora Fjora: A kemi ne shumë trysni nga familja?
Esta Papa: Familja ndikon. Familja ime, në këtë rast, ndikon me një trysni të heshtur. Mamaja ime ka shumë ndikim tek unë. Babai më ka dhënë një liri shumë të madhe, më ka dhënë një dëshirë shumë të madhe për jetën. Kurrë nuk më kanë gjykuar. Kurrë nuk do të më gjykojnë.
Fjodora Fjora: Nëse ti ndahesh ose dashurohesh, e ndan me babin?
Esta Papa: Po. Unë e bëj muhabet familjar. E ndiej edhe suportin e madh që ata kanë për mua.
/vizionplus.tv




