Gossip Live From Tirana Showbiz

“Lidhja mund të funksionojë por…”/Xhonatan Islami: Do ishte avantazh nëse të dy do ishim të apasionuar pas adrenalinës!

I ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Xhonatan Islami për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën por dhe mbi jetën personale…

Kur një njeri është kaq i dhënë pas aventurës dhe ka një të dashur që nuk ka këtë pasion, a funksionon një lidhje e tillë?

Normalisht, funksionon, se jo të gjithë janë të orientuar në një profesion. Mund të funksionojë, por mendoj se do të ishte një avantazh i madh nëse të dy do ishin të apasionuar pas aventurave dhe adrenalinës dhe aq më tepër këtyre sporteve. Nuk është e thënë që patjetër të bëjë këtë sport, nuk është e thënë që të jetë patjetër parashutiste, por mendoj që është e rëndësishme që të paktën minimalja, të shkoja me një njeri që e njeh natyrën dhe e “përdor” natyrën për veten e vet, për pasionet e veta, për të kaluar kohën dhe mbi të gjitha për t’u mbushur vetë me energji. Sepse jetojmë në qytet, jemi të mbyllur dhe jemi të mbytur. Njerëzit e harrojnë shpesh por është shumë e rëndësishme të shkëputemi dhe të bëhemi njësh me natyrën.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.