Tedi Blushi në një intervistë në “News24” bëri thirrje për bashkim të qytetarëve shqiptarë kundër Edi Ramës.
Blushi dënoi edhe dhunën në protestën e studentëve, ndërsa vlerësoi edhe televizionin “News24”, për pasqyrimin me realitet të protestës dhe kërkesat legjitime të studentëve.
“Televizioni juaj meriton vetëm përgëzime si një dritare lirie të cilën sigurisht nuk arriti do ta shuante tritoli, nuk mund ta shuajë dot as dhuna, as gazi dhe as gjobat arbitrare dhe për këtë dua të ju falënderoj”, u shpreh ai
Më tej theksoi se Protesta ka kërkuar qartë ndryshim rrënjësor të sistemit.
“Protesta kërkon ndryshim rrënjësor të sistemit. Ne jemi për lista 100 % të hapura për deputetë dhe këshillat bashkiakë. Rama është përgjegjësi I krizës ku ndodhet vendi”, u shpreh ai.
Ai analizoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe te protesta, duke shtuar se kërkohet bashkim me të gjithë faktorët dhe se fryma e përçarjes i shërben vetëm kryeministrit.
“Retorika e përçarjes i shërben vetëm Edi Ramës. Ky është krye-kushti që duhet të na bashkojë të gjithëve…Kjo është një protestë nga vetë qytetarët e ndërgjegjësuar sepse dinë që me këtë qeveri janë më pak para në xhepat e shqiptarëve. E theksoj bashkim me çdo faktor…Ditën që Rama largohet , hapen listat 100 % dhe ta zgjedhin shqiptarët jo vetëm kush do të jetë kryeministri i ardhshëm por edhe kush do të jetë lideri i ardhshëm i opozitës, apo kryetarët dhe deputetët e partive në zgjedhje të reja pa Edi Ramën kryeministër. Por të flasim sot për ndarje pushteti…është një frymë që i shërben vetëm Edi Ramës”, tha ai.
I pyetur nëse mbështesin një kandidat të dalë nga protesta, Tedi Blushi tha se jo vetëm për Tiranën , por për të gjitha bashkitë mbështesin çdo kandidaturë që garanton unifikimin.
Ne jemi të gatshëm të mbështesim çdo kandidaturë që garanton unifikim. Në të gjitha bashkitë e vendit duhet të mbështesim atë kandidat që arrin të garantojë bashkim… Ndaj për këtë arsye refuzojmë të ndalemi te emra të përveçëm. Duhet të jetë i pakorruptueshëm. Në atë shesh nuk ka një, por me mijëra , jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për kryeministrin e ardhshëm”, shtoi ai.
