Reforma zgjedhore ishte në qendër të diskutimeve të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të premte. Kryedemokrati Berisha në fjalën e tij theksoi se mazhoranca në Komision ka tentuar të përcaktojë në mënyrë të njëanshme agjendën e punimeve, duke e lidhur këtë lëvizje me përpjekjet ‘Komisioni bipartizan i ngritur për reformën zgjedhore mbi bazën e vendimeve është një komision ku secila palë ka veton, pra asnjë hap nuk mund të bëhet pa ujdinë e palës tjetër. Në mënyrë të njëanshme, si gangsterë të vërtetë, përfaqësuesi i Edi Ramës, Damian Gjiknuri me anëtarët e tij, për të krijuar skenarin pak a shumë të reformës territoriale, menduan të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme agjendën e këtij komisioni. Përcaktimi i njëanshëm i agjendës është i paligjshëm dhe bie në kundërshtim me vendimin e Parlamentit.’