Arrestohet në Igumenicë një grua shqiptare me 86 kg kanabis në makinë
Sipas mediave greke një grua është arrestuar ditën e sotme në Igumenicë të Greqisë, pasi në automjetin që drejtonte u zbuluan mbi 86 kilogramë kanabis. Operacioni u zhvillua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve të Policisë së Igumenicës, gjatë kontrolleve të përqendruara kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas mediave, të cilat i referohen policisë greke,automjeti privat, në pronësi të gruas me origjinë shqiptare, u ndalua për kontroll. Gjatë kontrollit, policia zbuloi 80 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramë
Policia ka sekuestruar të gjithë sasinë e kanabisit, si dhe automjetin që përdorej për transportin e tij. Ndaj gruas është ngritur akuzë penale për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike. Dyshohet se sasia e lëndës narkotike ishte trafikuar nëpërmjet kufirit të gjelbërt me destinacion Greqinë.




