Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e njohur si “Guri i Nënshtegut”.
Si pasojë e motit të keq, aksi rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet e zakonshme. Aktualisht qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
