Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave të përditshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër çdo forme dialogu me kryeministrin.
Studentët këmbëngulin se nuk pranojnë negociata me Edi Ramën dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra.
Ata paralajmërojnë se do të vijojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.