Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash kundër rritjes së kostos së jetesës. Të shtunën, më 14 nëntor, priten tubime në disa qytete, ndërsa autoritetet parashikojnë angazhimin e deri në 70 mijë policëve dhe xhandarëve.
Vëmendja kryesore është përqendruar në Paris. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, deklaroi se do të zbatohet një plan sigurie i ngjashëm me atë të fundjavës së kaluar, me masa fleksibël sipas situatës në terren.
Kjo do të jetë e pesta e shtunë radhazi e protestave, ku pritet të marrin pjesë lëvizja “Jelekët e Verdhë”, organizata rinore, aktivistë mjedisorë dhe grupe që kundërshtojnë dhunën ndaj fëmijëve dhe ndryshimet e propozuara ligjore për përdorimin e armëve nga policia.