Ndryshimet në projektligjin për strehimin social vijnë si një ndërhyrje në skemën ekzistuese, për të cilën edhe vetë përfaqësues të mazhorancës pranojnë se nuk ka dhënë efektet e pritshme. Ndërsa një pjesë e deputetëve të opozitës bojkotuan mbledhjen të tjerë zgjodhën të merrnin pjesë duke e lidhur diskutimin për strehimin me vështirësitë e qytetarëve dhe veçanërisht të të rinjve për të përballuar kostot e jetesës në Shqipëri. “Objektivi i Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është ambicioz dhe më kërkues se afati aktual i Malit të Zi. Presidenca irlandeze në gjysmën e dytë të vitit 2026, e pasuar nga Presidencat lituaneze dhe greke në vitin 2027, përkon për rrjedhojë me një fazë potencialisht vendimtare në trajektoren e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërsa negociatat kalojnë nga hapja e klasterëve, drejt mbylljes së përkohshme të kapitujve negociues”.