Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Bago të Kavajës, në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë, ndërhyrja për shuarjen e tij vijon.

