Kurti kërkon përshpejtimin e procesit për statusin kandidat të Kosovës në BE

Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, kryeministri Albin Kurti u prit në Parlamentin e Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së. Biseda u përqendrua te statusi i Kosovës si vend kandidat për BE.

Në takim morën pjesë kryesuesi i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, si dhe Frank Smyth, drejtor për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së.

Të lidhura

None found

Kurti theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave të anëtarësimit, si hapa të rrugëtimit zyrtar të Kosovës drejt BE-së, nuk duhet të vonohen.

Sipas tij, është thelbësore që Këshilli t’i kërkojë Komisionit një mendim për aplikimin e dorëzuar në dhjetor 2022. Kurti u shpreh se për Kosovën procesi ka po aq rëndësi sa arritja e synimit, pasi reformat e çojnë vendin përpara në rrugën evropiane, u sjellin përfitime qytetarëve dhe e forcojnë shtetin.

Kosova aplikoi për statusin e vendit kandidat për BE në dhjetor 2022, por Komisioni Evropian ende nuk ka nisur shqyrtimin formal të kërkesës.


Shtuar më 13.11.2026 20:18

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet