“U hedhin aq shumë kimikate sa perimet po kthehen në njerëz”, karrota me “këmbë” habit qytetarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.11.2026, 20:11

Një fotografi e pazakontë e një karrote ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Perimja ka marrë një formë të çuditshme, pasi dy rrënjët e saj ngjajnë me këmbët e një njeriu. Pamja është aq e veçantë, sa të krijon përshtypjen sikur karrota është gati të ngrihet dhe të ecë.

Qytetari që ka dërguar fotografinë e ka shoqëruar atë edhe me një koment ironik, duke bërë humor me përdorimin e kimikateve në bujqësi.

“Shihni sa shumë kimikate u hedhin perimeve! Aq shumë sa po kthehen në njerëz”, shkruan ai.

Sigurisht, forma të tilla mund të krijohen edhe natyrshëm gjatë rritjes së karrotës. Toka e ngjeshur, pengesat gjatë zhvillimit të rrënjës apo dëmtimet e saj mund të shkaktojnë deformime të tilla. Kështu që, pamja e pazakontë nuk është domosdoshmërisht tregues i përdorimit të tepërt të kimikateve.

Megjithatë, duke parë formën që ka marrë, kjo karrotë duket sikur është gati të lërë tokën dhe të dalë për një shëtitje!

Po ju, çfarë ju kujton kjo karrotë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit