Pasojat e eksodit nën qeverisjen e Ramës/ Eurostat jep alarmin: Shqipëria rrezikon të humbasë 57% të popullsisë deri në vitin…

Pasojat e eksodit nën qeverisjen e Ramës/ Eurostat jep alarmin: Shqipëria rrezikon të humbasë 57% të popullsisë deri në vitin…

20:12, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike dhe rrezikon të tkurret me ritme dramatike në dekadat e ardhshme. Projekti i shpopullimit i vënë në zbatim nga keqqeverisja e vendit nga Rilindja, tregon se pasojat për vendin do të jenë dramatike për kombin në të ardhmen.

Sipas projeksioneve demografike të publikuara nga Eurostat dhe të dhënave të analizuara për kontinentin evropian, vendi ynë renditet i dyti në Evropë për rënien më të madhe të popullsisë deri në vitin 2100.

Projeksionet tregojnë se Shqipëria pritet të humbasë rreth 57% të popullsisë së saj deri në fund të këtij shekulli, duke u renditur menjëherë pas Ukrainës.

Sipas të dhënave, numri i banorëve në vendin tonë pritet të zbresë në rreth 1.18 milionë banorë në vitin 2100, një shifër që konfirmon trendin alarmant të shpopullimit.

Kjo rënie e fortë nuk është një fenomen i izoluar në rajon, pasi të dhënat tregojnë se edhe vendet fqinje do të pësojnë tkurrje të ndjeshme.

Pas Shqipërisë, në listën e vendeve me humbjen më të madhe të popullsisë renditen Bosnjë-Hercegovina me një rënie të parashikuar prej 56%,

Maqedonia e Veriut me 52% dhe Bjellorusia me 51%.

Ekspertët e demografisë dhe të dhënat statistikore tregojnë se ky skenar pesimist vjen si pasojë e kombinimit të tre faktorëve kryesorë: rënies së vazhdueshme të numrit të lindjeve, plakjes së shpejtë të popullsisë dhe valës së lartë të emigracionit, kryesisht të të rinjve dhe familjeve të reja që largohen nga vendi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco