Qeveria ka hequr taksën e qarkullimit nga nafta, por e ka dërguar tek taksat e mjetit. Aktualisht taksa fikse që paguhet sipas llojit të karburantit në taksat vjetore është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.
Nëpërmjet projektligjit propozohet që për mjetet me fuqi motorike deri 2 mijë kubik, taksa do të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me fuqi motorike mbi 2 mijë kubik taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin.
Kurse për autobusët taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin, për autobusët.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sqaruar në emisionin ‘Portofol’ me gazetaren Eliza Gjediku në Report Tv se fermerët nuk do ta paguajnë.
“Taksa e qarkullimit për mjetet bujqësore nuk do të jetë. Përveçse do të ulet nafta, do të hiqet edhe taksa e qarkullimit, që është diskutuar më së shumti. Kjo taksë hiqet nga mjetet bujqësore që t’u ulen kostot fermerëve”, tha Salla.
Lajmi kryesor:
Buxheti 2027/ Ministri Salla për Report Tv: 180 mln euro për bujqësinë, 10% më shumë se vitin e kaluar! 1 mln euro shtesë për skemën kombëtare të mbështetjes










