Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave
Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet.
Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.
Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete.
Kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, ndërsa aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në Vlorë.
Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë
Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani
Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë
- 20:32 Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë
- 20:13 Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani
- 20:05 Polonia tërhiqet nga financimi i programit të NATO-s për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën
- 20:03 Udhëheqësit e BE-së sjellin Italinë dhe Poloninë në ekipin e bisedimeve për paqe në Ukrainë
- 19:57 Microsoft: “Problem teknik” pas ndërprerjes globale të energjisë elektrike
- 19:49 Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë