Celebrities Music Showbiz

“Ky vend do të shpëtojë”/Aurela Gaçe: Nuk është hera e parë që i këndoj një plage…

E ftuar në studion e “Wake Up”, Aurela Gaçe ka folur më shumë për këngën e saj më të fundit “Ky vend do të shpëtojë” dhe situatën aktuale sot në Shqipëri…

Nuk është hera e parë që flas apo këndoj me gjuhën e shpirtit, një plage që unë e kam ndierë edhe më përpara. Kënga “Tranzit” është një nga ku unë them e bukur do të ishte të zgjohesha me këngë, “t’i thoja fëmijës që do rritesh në këtë vend, por një bindje kam dhe do ta them, të ardhmen larg këtij vendi ne kërkojë ta gjejmë.” Kjo është krijuar në 2010 dhe ka dalë për publikun në 2012. Është krijuar me Dr Florin dhe Alban Kondin në 2010. Pra nuk është hera e parë që unë them atë që mendoj, brengën që kam, përshtjellimet që kam me veten time para se të flej gjumë. Nuk jam nga ato që e bëjnë gjumin shumë rehat kur nuk jam rehat.

Unë jetoj mes njerëzve, kam dy prindër në shtëpi, kam një vëlla e një motër që është larguar njëri 14 dhe tjetra 15. Vetë e kam provuar emigracionin, kam dy vajza, jam nënë dhe mendoj për të ardhmen e tyre njësoj si çdo prind. Unë nuk hyj tek njerëzit që i lëpihem dikujt për të marrë atë që kam dhe nuk kam për t’iu lëpirë kurrë askujt edhe për fëmijët e mi. Sigurisht që më tremb e ardhmja e tyre, më thonë që “ti i ke punët në terezi”. Edhe po të mos isha nënë, po, mund t’i kem punët në terezi, falë punës së madhe që kam bërë për gjithë jetën, por unë jam përballë njerëzve, jam përballë fytyrave të tyre, jam përballë shqetësimeve të tyre. Unë nuk jam politikne dhe nuk zgjidh dot ato çfarë politikanët premtojnë, por kam zgjedhur nëpërmjet dhuratës që Zoti më ka falur, unë të flas, të kem zërin tim dhe të ndihmoj sadopak qoftë në shërimin e një plage, qoftë në gërryerjen fort të asaj plage, qoftë të argëtoj, qoftë të bëj të mendosh, të qash, të ngashërehesh me mua, të qeshësh…

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.