Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Gjermania shpërthen ndaj Serbisë, dy gola në 14 minutat e para

VIDEO/ Gjermania shpërthen ndaj Serbisë, dy gola në 14 minutat e para

21:06, 13/11/2026

Gjermania e ka nisur në mënyrë fantastike sfidën në transfertë ndaj Serbisë, duke shënuar dy gola që në 14 minutat e para të takimit.

Gjithçka nisi në minutën e tretë, kur gjermanët kaluan në avantazh pas një autogoli të Srdjan Babic. Mbrojtësi serb, në përpjekje për të larguar topin pas një goditjeje këndi dhe një krosimi në zonën e vogël, e dërgoi gabimisht në rrjetën e portës së tij.

Serbi – Gjermani 0-1

Goli u verifikua nga sistemi VAR, por arbitri Javier Alberola konfirmoi vendimin fillestar dhe Gjermania nisi festën për avantazhin 0-1.

Vetëm 11 minuta më vonë, në të 14-ën, skuadra gjermane dyfishoi shifrat. Kai Havertz kontrolloi bukur një pasim brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së majtë, por portieri serb arriti të shmangte golin. Megjithatë, topi i kthyer përfundoi te Florian Wirtz, i cili reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 0-2.

Serbi – Gjermani 0-2

Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i për një faull të mundshëm në aksionin paraprak. Pas rishikimit, arbitri Javier Alberola vendosi të mos ndryshonte vendimin dhe konfirmoi golin e Gjermanisë.

Kështu, përfaqësuesja gjermane ka marrë një avantazh të dyfishtë që në fillim të ndeshjes, duke vënë në vështirësi të mëdha Serbinë përballë tifozëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco