Ditën e shtunë Kosova do të luajë ndaj Izraelit në sfidën e radhës për Nations League. Trajneri Franco Foda u shfaq në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur për këtë ndeshje dhe gjendjen e skuadrës së tij.

Trajneri gjerman pranoi mungesat që ka në repartin e mbrojtjes, por shprehu besimin te futbollistët që ka në dispozicion pasi ka alternativa të vlefshme.

‘Është e vërtetë, kemi disa mungesa në mbrojtje, mirëpo këto duhet t’i tejkalojmë, kemi parë që Dellova, Krasniqi mungojnë, por kemi mjaftueshëm lojtarë dhe ne iu besohmë të gjithë lojtarëve që i kemi në dispozicion, e kanë besimin maksimal dhe e mira e kësaj është se mund të kemi ndonjë surprizë dhe mund të ketë ndonjë lojtar i cili mund të aktivizohet’– tha Foda.

Foda foli edhe për gjendjen e fushës në ‘Fadil Vokrri’ për të cilën kishte kritika në ndeshjen ndaj Austrisë

‘Fusha tani është në gjendje shumë më të mirë se sa për ndeshjen kundër Austrisë dhe tani kundërshtarët tanë, lojtarët e Izraelit nuk kanë arsye se për çfarë të ankohen-shtoi Foda.

Një çështje tjetër që përmendi Foda është edhe ajo që ka të bëjë me futbollistët e rinj që i janë bashkuar Kosovës duke vlerësuar integrimin e tyre.

‘Të gjitha prurjet e reja që i kemi ftuar do të jenë për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës-tha Foda-qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulusi janë integruar mjaft mirë në ekip, gjë që e ka vlejturpritje n tonë pasi ne i kemi ndjekur në vazhdimësi, edhe në të kaluarën i kemi ndjekur, dhe të gjithë lojtarët na kanë dhënë përshtypje shumë të mirë gjatë stërvitjeve dhe mund të ndodh që ndonjëri prej tyre të jetë në fushë në formacionin startues’.

Në fund, Foda nuk e fshehu u shpreh kwnaqwsinw për vendimin e Lutfi Dalipit për ta zgjedhur tw luajw me kombwtaren e Kosovës.

‘Sigurisht që jam shumë i lumtur, kemi qe shumë gjatë në kontakt me Lutfi Dalipin dhe jam shumë i lumtur që i ka thënë ‘PO’ Kosovës’-tha Foda.

Top Channel