E premte, 13 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Vlorë nën masa të shtuara sigurie, kontrolle intensive për të dytën natë radhazi
Lajme

Vlorë nën masa të shtuara sigurie, kontrolle intensive për të dytën natë radhazi

Forcat e Policisë kanë vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të premteje kontrollet e zgjeruara në qytetin e Vlorës, duke e kthyer për të dytën natë radhazi në një zonë me prani të shtuar të uniformave blu.

Dhjetëra efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në hyrje të qytetit. Automjetet që qarkullojnë drejt Vlorës po ndalohen për verifikime, ndërsa kontrolleve u nënshtrohen edhe personat që hyjnë në qytet.

Operacioni po ndiqet nga afër edhe nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët janë të pranishëm në terren për të monitoruar zhvillimin e aksionit.

Sipas të dhënave paraprake, kontrollet kanë në fokus identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, veçanërisht të atyre që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një tjetër objektiv është evidentimi i armëve të zjarrit dhe sendeve të tjera të paligjshme që mund të mbahen apo transportohen në automjete.

Kjo është nata e dytë radhazi që policia zhvillon operacione të përmasave të tilla në Vlorë. Një aksion i ngjashëm u ndërmor edhe mbrëmjen e së enjtes, kur forca të FNSH-së dhe strukturave të tjera policore u angazhuan në kontrolle në disa zona të qytetit.

Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e personave të shoqëruar apo të arrestuar gjatë operacionit të fundit. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi rezultatet e kontrolleve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.