Problematika e radhës e transmetuar nga emisioni “Stop”, këtë të premte, më 13 nëntor, lidhet me rastin e familjes Kaloti në fshatin Lisnajë të Peqinit, e cila është përballur me një faturë energjie elektrike prej 400 mijë lekësh të vjetra për muajin maj 2026.
Qytetari Altin Kaloti tregon, se në banesë jetojnë vetëm prindërit e tij dhe nuk kanë pajisje elektrike, që të justifikojnë një konsum kaq të lartë. I gjendur përballë rrezikut të ndërprerjes së energjisë, ai e pagoi faturën pa marrë një shpjegim bindës.
Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, OSHEE kreu verifikimet dhe konstatoi, se kilovatët e faturuar ishin realë, por konsumi ishte akumuluar, pasi lexuesi nuk kishte kryer leximet e sahatit prej vitesh.
Për këtë shkelje, punonjësi është ndëshkuar me vërejtje me shkrim dhe pezullim nga detyra.
Punonjësi: Në momentin, që ky është mbifaturuar… E zëmë se është bërë gabim nga ne, ky ka të drejtë, që mos e paguajë atë. Vjen dhe bën një ankesë për mbifaturim. Në momentin, që bëhet ankesë për mbifaturim, stopohet dhe nuk e ndërpresim.
Përgjegjësi: Ky, kur ka shkuar lektoristi, faturisti, si i thoni ju, për të bërë foto, ndoshta e ka marrë gabim sistemi, ndoshta foto nuk ka qenë e qartë.
Gazetarja: Problemi është, që faturisti nuk ka shkuar fare.
Përgjegjësi: Në qoftë se nuk ka shkuar, është pjesë tjetër te faturisti, por nuk ka ardhur këtu njeri, që të më thotë mua, nuk ka ardhur faturisti.
Gazetarja: Po e marr të mirëqenë, që ato kilovatë janë harxhuar dhe është 400 mijë lekë pagesa, për 3-4 vjet, që s’ka vajtur ai, se ia ka futur kot. I kujt është problemi? I kujt është faji?
Punonjësi: Faji ështe i lexuesit, patjetër, nuk diskutohet.
Gazetarja: Atëherë? Në të dyja rastet…
Përgjegjësi: Dhe lexuesi nuk ka të drejtë, kur abonenti nuk është në shtëpi, kur ka kafshë shtëpiake, qen, nuk mund të futet, ka disa gjona. Në qoftë se porta është e mbyllur, nuk futet ai.
Gazetarja: Parimisht qëndron. Në këtë rast, jo.
Punonjësi: Po ky zotëria, kur e ka parë, që ka djegur në janar, ka djegur në shkurt, ka djegur në mars, ka djegur në prill, maj, nuk erdhi të interesohet: “Ore, pse po më vijnë 5 mijë lekë të vjetra? Pse po më vijnë 10?” Të bënte ankesë!
Gazetarja: Ku i kanë vajtur 5 mijë lekë të vjetra?
Punonjësi: Për shembull!
Gazetarja: S’i kanë vajtur, sepse ai ka bërë pagesa 20 e ca mijë lekë, 19 mijë lekë, 17 mijë lekë. Këto nuk janë vlera të vogla për një shtëpi në fshat. Pra, që të jenë të papërfillshme, që ti të thuash, prit se ka një problem.
Përgjegjësi: Vlera më e madhe në muaj, që ka pagujt ai, është 16 mijë lekë të vjetra.
Gazetarja: Jo, jo, unë kam librezën.
Përgjegjësi: Ne do ta verifikojmë, por ta bëjë ligjërisht ankesën ai te “Kujdesi I Klientit”.












