Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar një takim me tre përfaqësues të opozitës shqiptare. Në takim kanë marrë pjesë Erald Kapri, deputet i Partisë Mundësia, Marjana Koçeku, ish-deputete e Partisë Socialiste, tashmë e pavarur, si dhe Nikola Kedhi, nënkryetar i Partisë Demokratike.