Lufta SHBA-Iran shkakton katastrofë mjedisore në Gjirin Persik, qindra derdhje nafte të dokumentuara nga satelitët Bashkimi Europian ka përcaktuar ekipin që do të përfaqësojë Europën në negociatat e ardhshme për paqen në Ukrainë.
Në tryezën e diskutimeve do të jenë pesë fuqi të mëdha ushtarake: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia, së bashku me institucionet europiane.
Vendimi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, pas përfundimit të takimit të liderëve europianë në Dublin.
“Europa duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të bashkuar në çdo diskutim që përcakton të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit tonë”, deklaroi Costa.
Sipas Reuters, në negociatat e ardhshme pritet të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të pesë vendeve, përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian. Edhe NATO pritet të ketë përfaqësimin e saj.
Ndërkohë, Kremlini deklaroi se Rusia është e hapur për përfshirjen e vendeve europiane në negociata, nëse ato tregojnë se synojnë të kontribuojnë realisht për paqen.
Por kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi deklaratat ruse si “të njëjtën lojë të vjetër”.
“Nuk do të ketë diskutime për Ukrainën pa Ukrainën dhe as diskutime për Europën pa Europën”, theksoi Merz, duke shtuar se nuk ka nevojë për rinegocim të arkitekturës së sigurisë europiane.
Edhe kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi kundër lëshimeve të panevojshme ndaj Moskës, duke kundërshtuar kërkesat ruse për ndryshimin e rendit aktual të sigurisë në Europë.
Negociatori amerikan Jared Kushner bëri të ditur se ka nisur diskutimet me partnerët europianë për arkitekturën e sigurisë së kontinentit.
Ndërkohë, përfaqësues nga Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe BE-ja morën pjesë këtë javë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi.
Të dyja palët raportuan për njëfarë përparimi, por ende nuk ka marrëveshje për çështjet më të vështira, veçanërisht kontrollin mbi territoret ukrainase.
Top Channel