Kronikë
Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Korçës, grupet e punës në terren
Një defekt i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka ndërprerë furnizimin për banorët e lagjes nr. 17 në qytetin e Korçës.
Grupet e punës të Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, furnizimi me ujë pritet të normalizohet pas përfundimit të ndërhyrjes në rrjet. Nuk është bërë ende e ditur koha e saktë e riparimit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




