Live me Luizin/ “Babai me mua në burg, e kisha shok dhome”, Ngjela: Ja çfarë do bëja po të isha kryeministër i vendit Në vijim të bisedës në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel, avokati Spartak Ngjela iu përgjigj edhe disa pyetjeve personale dhe pikante të Luiz Ejllit.
Nga batutat për famën e këngëtarit dhe zërin erotik, te pengu për të mos pasur fëmijë, bindjet politike dhe e ardhmja e Shqipërisë, Ngjela ndau mendimet e tij me nota humori dhe optimizmi.
Ejlli: Do të jesh avokati im dhe do të më bësh mbrojtjen. Luizi ka vjedhur zemrat e shqiptarëve…
Ngjela: Zemra fitohet.
Ejlli: Ka bërë shqiptarët të rrinë zgjuar për të ndjekur Big Brother dhe janë vonuar për punë…
Ngjela: Nuk është faji yt. Është arti dhe talenti yt dhe defekti i tyre që janë kënaqur me talentin tënd dhe janë vonuar për punë.
Ejlli: Ke shpenzuar 6 mijë euro për të pasur zë erotik?
Ngjela: Ka qenë humor, me thonin mikeshat se ke zë erotik dhe unë e ktheva në atë batutë.
Ejlli: Keni thënë se ju ka mbetur peng që s’keni fëmijë? Është mungesa më e madhe?
Ngjela: Jo, sepse nuk e kam pranuar vetë. Nuk kam pranuar martesën në vitet ’70. Më pas si më erdhi jeta, mu ndalua, ma ndaloi forca e regjimit.
Ejlli: Cilin kah politik do të drejtonit?
Ngjela: Unë jam i djathtë.
Ejlli: Si do të shkojë ky vend?
Ngjela: E ka të ardhmen të sigurt, nuk ka kërcënim sepse është në NATO dhe nëse hyn në BE, erdhe në historinë elitare. Ata që nuk e duan qeverinë, kur të vijnë zgjedhjet le ta rrëzojnë.
Ejlli: Një mesazh për Shqipërinë?
Ngjela: Jam optimist sepse jemi shoqëria më inteligjente në Europë, nuk e them unë, është provuar. E kanë thënë studiuesit, e ka thënë edhe një shqiptar i madh.
Top Channel