Një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 38-vjeçare në mënyrë brutale, pasi mendonte se ajo merrej me magji të zezë. Krimi I rëndë brenda familjes ndodhi në 5 prill të këtij viti në distriktin e Badenit, në Austri, ku autori e qëlloi gruan te tij tre herë me pistoletë dhe më pas e goditi 40 herë me kaçavidë. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, nga e cila ishte ndarë, me dhurata për Pashkë. Fillimisht i kishte vendosur ato mbi tavolinën e kuzhinës, por më pas mes tyre kishte nisur një debat. Debat që agravoi dhe që bëri që 47-vjeçari të nxirrte pistoletën dhe të hapte zjarr tre herë në drejtim të gruas 38-vjeçare.