Kolapsi global me ndërprerjen e shërbimeve të Micfosoft nuk u shkaktua si pasojë e ndonjë sulmi kibernetik apo nga Inteligjenca Artificiale. Në një deklaratë zyrtare, Microsoft konfirmoi se shkaku ishte një gabim teknik në infrastrukturën e rrjetit që shkaktoi mbingarkesë në serverë. Inxhinierët e kompanisë punuan gjatë gjithë ditës për të rikthyer gradualisht shërbimet, që prekën miliona përdorur, kompani, shkolla, aeroporte dhe spitale në mbarë botën, duke krijuar kaos në punën e përditshme. Gjiganti amerikan i teknologjisë njoftoi se operacionet po i afrohen stabilizimit dhe shpërndarja e e-maileve po kthehet drejt normalitetit. "Na vjen shumë keq për ndërprerjen që ky incident u ka shkaktuar klientëve dhe partnerëve tanë. Ne e dimë besimin që ata kanë te shërbimet tona dhe e marrim këtë përgjegjësi jashtëzakonisht seriozisht. Po punojmë për rikuperimin dhe rikthimin e stabilitetit në të gjitha shërbimet tona”, thuhej në deklaratën e Microsoft.