Juventusi vendos çmimin për Edon Zhegrovën

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është bërë më e pasigurt, pasi klubi italian raportohet se po shqyrton largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumi TuttoJuve raporton se drejtuesit e Juventusit do ta lejonin largimin e reprezentuesit të Kosovës nëse merrnin një ofertë prej 10 deri në 15 milionë euro.

Të lidhura

None found

27-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë në Torino dhe nuk ka arritur të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadër. Gjatë këtij edicioni, ai nuk e ka nisur ende asnjë ndeshje nga minuta e parë.

Pikëpyetjeve për qëndrimin e tij te bardhezinjtë u janë shtuar edhe komentet e trajnerit Luciano Spalletti, i cili ditë më parë shprehu pakënaqësi me paraqitjet e Zhegrovës.

Afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për futbollistin kosovar, i cili mund të kërkojë një skuadër ku të luajë më shumë dhe të ketë mundësi të tregojë cilësitë e tij.

Së fundmi është raportuar edhe për interesimin e Besiktasit, duke e bërë klubin turk një destinacion të mundshëm për Zhegrovën.


Shtuar më 13.11.2026 22:37

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabet