Në seancën e sotme që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth Ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale. Kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë për të kaluar nga pika e rendit të ditës për energjinë, tek ajo për ligjin.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.
Një ditë më parë, Kuvendi e ka përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.
Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amandamentimit.

-
Kuvendi sot vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen
-
PDK-ja sërish bëhet pishman për Ligjin për Specialen
-
Deputetët vonohen, Haxhiu e shtyn seancën për nesër
-
Futet në rend dite Ligji për Specialen
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish