Merr flakë magazina me materiale druri në Gjirokastër tek ish-Parku


Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër një magazinë me materiale druri është përfshirë nga një zjarr masiv. Magazina ndodhej në periferi të qytetit në zonën e njohur si ish-Parku.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dy grupe shërbimi zjarrfikës.
Zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin.Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë drejt ambienteve të brendshme, efektivët e shërbimit zjarrfikës kryen prerjen e hekurave mbrojtëse të një dritareje, duke krijuar akses për futjen e ujit dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit të dy grupeve të shërbimit, zjarri u izolua në kohë dhe u bë i mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesën tjetër të magazinës.Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale. Nuk u lejua përhapja e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.
360grade.al



















