Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, në një takim që pritet të përqendrohet tek organizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30 dhe do të zhvillohet në një prej hoteleve në Gjirin e Lalzit.

Në axhendën e diskutimeve pritet të jetë platforma për këshilltarët bashkiakë, si dhe shpërndarja e mandateve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Deri më tani, Asambleja nuk ka paraqitur një kërkesë zyrtare për praninë e tij në takim.

Nga ana tjetër, Veliaj ka dërguar një kërkesë të njëanshme nga burgu, përmes së cilës kërkon të jetë pjesë e mbledhjes, por edhe ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen dhe akuzat ndaj tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb