Hoti: Pas tri humbjeve radhazi, LDK-së i nevojitet një ndryshim i thellë

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti foli në një intervistë për EURO lidhur me diskutimet brenda partisë, zgjedhjet e reja partiake dhe mungesën e qetësisë në radhët e saj.

Hoti vlerësoi se partia nuk ka arsye të ndihet e qetë: udhëheqja e tanishme ka humbur tri palë zgjedhje njëra pas tjetrës, duke arritur rezultate shumë të dobëta.

Të lidhura

None found

Ai kujtoi se pas zgjedhjeve të vitit 2021, lidershipi i atëhershëm reflektoi për humbjen, pasi kandidatura e tyre për kryeministre përfundoi në kampin tjetër politik.

“Kemi tashmë tri humbje zgjedhore dhe mungon një përgjegjësi e përcaktuar qartë në planin politik. Është e kuptueshme që nuk jemi të qetë; me rezultatet e tri zgjedhjeve të fundit, as nuk duhet të jemi. Na duhet një riorganizim i plotë, përfshirë mënyrën si veprojmë në opozitë. Duhet të shqyrtojmë si do të rreshtohemi politikisht pas një udhëheqjeje të re, e cila duhet të zgjidhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe konkurrues. Nuk do të ndihemi të qetë derisa të fitojmë zgjedhjet”, u shpreh Hoti.

Ish-kryeministri tha se tani për tani nuk mund të konfirmojë nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së. Në janar të këtij viti ai kishte shprehur gatishmërinë për të garuar për drejtimin e partisë, por në atë kohë u ndryshuan normat statutare që rregullojnë thirrjen e Kuvendit të LDK-së.


Shtuar më 14.11.2026 08:02

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş