'Mrekullia në Mississippi', të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së dy anijeve - detaje dhe pamje
Rreth 130 persona që ndodheshin në një anije turistike të ankoruar në New Orleans janë shpëtuar, pasi ajo u godit nga një anije cisternë.
Anija turistike, "American Heritage", përfundoi e anuar në njërën anë në lumin Mississippi, pasi u godit nga anija e ngarkesave "Atlantic Asphalt".
Si pasojë e përplasjes, 32 persona nga anija e goditur përfunduan në spital me lëndime që nuk janë kërcënuese për jetën, por nuk ka asnjë person të zhdukur.
Zyrtarët e cilësuan ngjarjen si një "mrekulli në Mississippi".
Tanker rams cruise ship on Mississippi River in US: 32 people hospitalisedThe accident occurred in New Orleans. The tanker Atlantic Asphalt struck the docked cruise ship American Heritage, causing it to capsize and begin sinking. Around 180 people, including crew members, were on board. Dozens of passengers ended up in the water.Everyone was rescued. There were no fatalities, and 32 people were taken to hospital with minor injuries. According to preliminary reports, the tanker may have experienced steering problems.
— NEXTA (@nexta_tv) November 14, 2026
Shkaku i saktë i përplasjes mbetet ende nën hetim, por kapitenia e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Melanie Burnham, deklaroi: "Duket se ka pasur një lloj humbjeje të kontrollit të drejtimit të anijes".
Ndërsa kryetarja e Bashkisë së New Orleans, Helena Moreno, u shpreh në një konferencë për shtyp se merita për operacionin e shpëtimit u takon ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët "u hodhën menjëherë në veprim për të ndihmuar".
"Nuk kemi asnjë person të zhdukur; kjo është vërtet një mrekulli në Mississippi", tha Moreno.
Footage shows the American Heritage river cruise ship sinking after colliding with the Atlantic Asphalt tanker on the Mississippi River in New Orleans, with passengers swimming in the water and others still aboard.Follow: @AFpost https://t.co/ZiUnN04XiO
— AF Post (@AFpost) November 13, 2026
Njoftimet për përplasjen mbërritën rreth orës 13:30 EST të së premtes, kur njerëzit nisën të ndihmonin pasagjerët të largoheshin nga anija, e cila kishte filluar të mbushej me ujë, bëri të ditur në konferencën për shtyp Melanie Montroll, drejtuese në Portin e New Orleans.
Sipas autoriteteve të Portit, në momentin e përplasjes, në bordin e "American Heritage" ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit.
Ekuipazhet e anijeve rimorkiatorë, policia dhe shpëtimtarë të tjerë nxituan për të ofruar ndihmë, ndërsa autoritetet e mbyllën lundrimin në lumin Mississippi për të mundësuar operacionin e kërkim-shpëtimit.
Anija "American Heritage" po përmbyllte një udhëtim tetëditor drejt destinacioneve përgjatë lumit Mississipi, në shtetet Luiziana dhe Mississippi.
Presidenti Donald Trump shkroi në platformën "Truth Social" se operacioni i shpëtimit ishte një "punë e jashtëzakonshme".
Sekretari për Sigurinë e Brendshme, Markwayne Mullin, deklaroi se edhe Roja Bregdetare e SHBA-së ofroi mbështetje për operacionet lokale të shpëtimit.
Guvernatori Jeff Landry e cilësoi gjithashtu shpëtimin si një "mrekulli në Mississippi", duke pasur parasysh "numrin e madh të njerëzve që ndodheshin në atë anije" dhe që arritën të shpëtoheshin. /Telegrafi/




























