Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës

    Insajderi
    14 November 2026 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka vdekur pa arritur në Spitalin e Pejës ku u nis me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore derisa po kontrollohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

    Me të arritur në Spitalin e Pejës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.

    Policia tha se po e heton vdekjen.

    “Klinë 13.11.2026 – 13:45. Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark