Aktualitet Politikë

Veliaj kërkon largimin e Ramës: Të ndryshojë modeli i drejtimit të PS-së!

Nga burgu i Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, iu drejtua përmes një SMS-je personale anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që mblidhet sot, duke iu përcjellë fjalimin e tij, ku kërkon debat mbi gjendjen e partisë, përgjegjësinë politike të Edi Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryesocialistit.

Në tekstin me titull: “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj kritikon mënyrën e drejtimit të socialistëve.

Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e fshehjes, drojës dhe tutjes.

Për Veliajn, “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.

Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë.

Quo Vadis, PS?

Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?

Në fjalimin tim kërkoj debat të hapur, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.