Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet në Gjirin e Lalzit, rreth orës 10:00.
Eksponentë të PS kanë nisur të mbërrijnë në vendin e takimit, ku pritet të ketë një gamë të gjerë diskutimesh, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Së fundmi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi pjesëmarrjen në Asamble kërkoi llogaridhënie nga kryeministri Rama, njëherazi edhe kryetar i socialistëve.
Ai bëri thirrje që anëtarët e Asamblesë të aktivizojnë mekanizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Ramës, duke e cilësuar atë si një pengesë për partinë.
