Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj i dërgon fjalimin Asamblesë së PS, asnjë rresht për korrupsionin dhe krimin: Ishim partia e Dritëroit sot e ‘Nesti Angonit’

14/11/2026
VIDEO/Veliaj iu përgjigjet banorëve tek Astiri: Zero shanse që projekti të ndalet...
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga burgu, Erion Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës: PS është më e madhe se kryetari i saj

Erion Veliaj i ka dërguar një fjalim të shkruar nga burgu Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila zhvillohet sot në Gjirin e Lalzit. Në mesazhin e publikuar prej tij, Veliaj kërkon debat të hapur brenda partisë, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Fjalimin, të cilin e ka titulluar “Quo Vadis, PS?”, Veliaj e nis me mesazhin: “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!”.

Ai ngre pyetje mbi zhvillimet brenda PS-së, duke kërkuar të dijë pse, sipas tij, debati është zëvendësuar me heshtjen, solidariteti me frikën dhe meritokracia me besnikërinë personale.

“Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë”, shkruan Veliaj.

Në fund të mesazhit, ai thekson se prova e një drejtuesi nuk matet nga koha që qëndron në pushtet, por nga institucionet që lë pas.

“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, thuhet në fjalimin e Veliajt.

Veliaj ka publikuar edhe një lidhje përmes së cilës mund të lexohet fjalimi i plotë, të cilin ia ka drejtuar Asamblesë Kombëtare të PS-së. https://erionveliaj.al/link


PJESË NGA FJALA E VELIAJT/,Ne kemi shumë arsye të flasim për arritjet e qeverisjes sonë. Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria që morëm përsipër të qeverisim. Janë ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, infrastruktura dhe shërbime. Ekonomia ka ndryshuar. Qytetet tona kanë ndryshuar. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt Evropës. Tirana ka qenë vit pas viti Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Sportit dhe i Kulturës.

Në këtë transformim ka kontribuar qeveria socialiste, kryeministri i saj, kryetarët e bashkive, deputetët, administratorët dhe mijëra njerëz që kanë punuar me përkushtim. Unë nuk kam ndërmend të mohoj asnjë nga këto arritje. Por sot duhet të kemi kurajon politike t’i bëjmë vetes një pyetje tjetër:

A mjaftojnë më arritjet për të justifikuar mënyrën se si po ushtrohet pushteti ynë sot?

Ne kemi ndërtuar shumë. Por a kemi ndërtuar po aq drejt? Kemi modernizuar administratën. Por a e kemi bërë më të ndershme dhe më të përgjegjshme? Kemi zhvilluar ekonominë. Por a kemi krijuar mundësi të barabarta? Kemi fituar shumë zgjedhje. Por a kemi qenë “fair” dhe a na kanë bërë ato më të besueshëm? Këto pyetje nuk i zhvlerësojnë arritjet tona. Përkundrazi, janë pyetjet që duhet t’i bëjë një forcë politike e përgjegjshme, pikërisht sepse ka qeverisur gjatë dhe ka pasur mundësinë të ndryshojë vendin.

III. QUO VADIS, PS?

Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e fshesës, drojës dhe tutjes.

Atëherë ngrinim zërin për çdo gjë. Sot heshtim për shumëçka.

Kërkonim drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin. Sot bashkëjetojmë me padrejtësinë.

Në asamble e kongrese kishte entuziazëm dhe optimizëm. Sot pllakos heshtja dhe frika, si në “Squid Game”: kush do të “hahet” i radhës?

Dikur sfida jonë ishte si t’i përfshinim të gjithë njerëzit që na afrohen. Sot kemi hallin e atyre që na largohen.

Bënim aleanca me mësuesit, mjekët dhe profesionistët. Sot bëjmë aleanca me të fortët e qyteteve.

Quo Vadis, PS?

Ishim parti e solidaritetit me njëri-tjetrin. Sot kemi thikat pas shpine.

Investonim te faktet dhe e vërteta. Sot te thashethemet dhe intrigat.

Harxhonim energji për të gjetur miq. Sot harxhojmë energji për të zbuluar armiq.

Sponsorizuar

Bënim garë kush hapte më shumë shkolla, jo kush hapte më shumë biruca.

Ishim një skuadër. Sot vendosin një apo dy individë.

Ishim të gjithë të Partisë Socialiste. Sot jemi ndarë në njerëz të atij apo të asaj.

Rrinim mes njerëzve, në rrugë, kafene dhe markete. Sot i shmangim, sepse nuk përballemi dot me pakënaqësinë e tyre.

Kishim Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Sot përballemi me pamjet e dhunës, gazit dhe zjarrit.

Indinjoheshim nga padrejtësia. Sot mjaftohemi që padrejtësia të mos na bjerë neve.

Dikur kishim më pak mandate, por mbështetje të madhe. Sot kemi më shumë mandate, por mbështetje më të vogël.

Mbillnim pemë dhe ndërtonim së bashku. Sot presim degët e njëri-tjetrit dhe mbjellim ndasi.

Thërrisnim për bashkim. Sot kërkojmë armiq të brendshëm.

Kishim moton “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Sot “Secili për vete, Zoti për të gjithë”.

Ku po shkojmë?

Ishim reformatorë të së majtës, të vendosur të largoheshim nga Partia e Punës. Sot rikthejmë kallëzimet anonime dhe fletërrufetë.

Ishim gjuetarë të ideve, jo të njëri-tjetrit.

Dikur mezi prisnim debatet televizive për të mbrojtur idetë tona. Sot shmangim përballjet për të mos u përgjigjur për vendimet tona.

Dikur zgjonim imagjinatën. Sot e trembim atë.

E shihnim brezin Z si të ardhmen e shtetit, jo si armikun e pushtetit.

Ishim tolerantë dhe bashkëpunues. Sot dyshues dhe hakmarrës.

Talleshim me teoritë e konspiracionit. Sot i prodhojmë dhe u besojmë vetë.

Dikur ndiznim ëndrra. Sot prodhojmë makthe.

Ishim partia e Dritëroit. Sot e “Nesti Angonit”.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

VIDEO/Veliaj iu përgjigjet banorëve tek Astiri: Zero shanse që projekti të ndalet...

Veliaj i dërgon fjalimin Asamblesë së PS, asnjë rresht për korrupsionin dhe krimin: Ishim partia e Dritëroit sot e ‘Nesti Angonit’

14/11/2026
GRIGELS MUÇOLLARI/ 300 lekë teatri, 1 500 lekë parkimi!

GRIGELS MUÇOLLARI/ 300 lekë teatri, 1 500 lekë parkimi!

13/11/2026
Berisha: Votimi i detyrueshëm për qytetarët, kategorikisht kundër numërimit elektronik

Berisha: Votimi i detyrueshëm për qytetarët, kategorikisht kundër numërimit elektronik

13/11/2026
Çfarë propozon PD për paketën e re zgjedhore. Të gjitha pikat

Çfarë propozon PD për paketën e re zgjedhore. Të gjitha pikat

13/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Veliaj iu përgjigjet banorëve tek Astiri: Zero shanse që projekti të ndalet...

Veliaj i dërgon fjalimin Asamblesë së PS, asnjë rresht për korrupsionin dhe krimin: Ishim partia e Dritëroit sot e ‘Nesti Angonit’

14/11/2026
GRIGELS MUÇOLLARI/ 300 lekë teatri, 1 500 lekë parkimi!

GRIGELS MUÇOLLARI/ 300 lekë teatri, 1 500 lekë parkimi!

13/11/2026
Berisha: Votimi i detyrueshëm për qytetarët, kategorikisht kundër numërimit elektronik

Berisha: Votimi i detyrueshëm për qytetarët, kategorikisht kundër numërimit elektronik

13/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.019 artikuj gjithsej