Ka nisur punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe situata brenda mazhorancës.
Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama kërkoi ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se dëshironte të zhvillonte fillimisht një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.
“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e PS”, u shpreh Rama.